Pas përforcimeve të merkatos për këtë sezon Reali i Madridit i ka hedhur kthetrat talentit francez të PSG-së, Mbappe.
Sipas “Sport”, madrilenët pritet të bëjnë përpjekjen e madhe verën e ardhshme, duke kërkuar të shpenzojnë më pak për një lojtar si Mbappe, kontrata e të cilit me kryeqytetasit skadon verën e vitit 2022.
Megjithatë objektivi nuk pritet të jetë i lehtë duke qenë se për shërbimet e tij janë të interesuara disa nga klubet më të mëdha në Europë.