Vendosni fjalën kyçe....

Rusia rrit rezervat e arit, sasia arrin në 109 miliardë dollarë


Rusia vazhdon të rrisë rezervën e saj të arit duke e çuar në 109.5 miliardë dollarë.

Rusia ka rritur stokun e saj të metaleve të çmuar për më shumë se 7.5 miliardë dollarë në një muaj, sipas shifrave të publikuara nga Banka Qendrore e Rusisë (CBR), raporton RT.

Pjesa e arit në rezervat e vendit ka vendosur një rekord të ri, duke u rritur në 20.7 përqind nga 19.6 përqind që ishte më parë.

Në të njëjtën kohë vendi vazhdon të rrisë rezervat e tij ndërkombëtare, të cilat kanë arritur nivele rekord, që nuk janë parë që nga shkurti 2013. Rezervat e këmbimit valutor u rritën rreth 9.2 miliardë dollarë ose 1.8 përqind në një muaj për të arritur në 529.083 miliardë dollarë në 1 shtator.

Rusia ka qenë vazhdimisht duke grumbulluar shufra ari vitet e fundit për të zvogëluar besimin te monedha. Falë blerjeve masive të metaleve të çmuara, Rusia u kurorëzua blerësi më i madh në botë i arit vitin e kaluar.

Nga fundi i korrikut, rezervat e arit të Rusisë arritën në rreth 2.217.68 ton. Që nga fillimi i vitit, banka qendrore ka rritur rezervat e argjendit së saj për gjithsej 106 tonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *