Vendosni fjalën kyçe....

Tajfuni godet gadishullin korean, humbin jetën tre persona


Një tajfun i fuqishëm i ka goditur Korenë Veriore dhe Korenë Jugore. Stuhia ka shkaktuar pengesa në trafik në Korenë Jugore, ndërsa në Korenë Veriore fermerët po frikësohen se moti i lig do t’ua dëmtojë të mbjellat.

Tajfuni “Lingling” i shkaktoi tri viktima në Korenë Jugore dhe i detyroi autoritetet e aviacionit që t’i anulojnë qindra fluturime. Raportohet se dhjetëra mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Nga Koreja Veriore ka pak informacione lidhur me gjendjen aktuale, por thuhet se lideri Kom Jong-un e ka mbajtur një takim emergjent, ndërsa ekziston frika se populli i këtij vendi mund të përballet me mungesë ushqimi, i cili edhe ashtu nuk është i mjaftueshëm plotësisht.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 10 milionë koreanë në Korenë Veriore kanë nevojë urgjente për ndihma ushqimore.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë Veriore ka njoftuar se banorët e zonave të rrezikuara janë duke u evakuuar për shkak të mundësisë së vërshimeve.

Një agjenci lajmesh në Korenë Jugore raportoi se tajfuni ka arritur në territorin e këtij shteti me erëra me shpejtësi prej 140 kilometrash në orë, ndërsa më vonë ka vazhduar drejt bregdetit të Koresë Veriore, shkruan “BBC”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *