Presidenti Donald Trump njoftoi të dielën se kishte anuluar një takim sekret me liderët kryesorë talebanë në “Camp David”.
“Pa dijeninë e të gjithëve, udhëheqësit kryesorë të talebanëve dhe presidenti i Afganistanit, do të takoheshin fshehurazi me mua në Camp David të dielën,” shkroi Trump në “Twitter”.
Trump tha se drejtuesit e talebanëve pranuan përgjegjësinë për një sulm në Kabul që vrau një anëtar të shërbimit amerikan, një anëtar të shërbimit rumun dhe dhjetë civilë pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kabul.
Ai tha se talebanët po përpiqen të “ndërtojnë një ndikim të rremë” në bisedimet e paqes në vazhdim.
“Unë menjëherë anulova takimin dhe pushova negociatat për paqen,” shkroi ai.
“Çfarë lloj njerëzish do të vrisnin kaq shumë për të forcuar dukshëm pozicionin e tyre të negociatave? Ata nuk ia arritën, ata vetëm e keqësuan atë!”
Trump tha se nëse talibanët nuk mund të pajtohen për një armëpushim, nuk ka gjasa që ata të mund të negocionin për paqen.
“Sa dekada të tjera janë të gatshëm të luftojnë?”, pyeti ai.
Trump është zotuar të përfundojë luftën në Afganistan, por bisedimet përfundimtare të paqes midis talebanëve dhe qeverisë së Afganistanit mbeten ende larg e të paqarta.