Vendosni fjalën kyçe....

U kap me 250 mijë euro kokainë, ndalohet shtetasi shqiptar në Itali


Një shqiptar u ndalua nga policia italiane pasi u kap me kokainë.

33-vjeçari shqiptar me iniciale B.M u pikas nga policia pasi tentoi t’i shiste dy doza kokainë një personi tjetër në këmbim të 200 eurove.

Pas kësaj policia kreu edhe kërkime në shtëpinë e shqiptarit duke bërë të mundur zbulimin e vendit ku paketohej droga gati për shitje duke kapur edhe një sasi tjetër kokaine.

Gjatë aksionit u kap rreth 1 kg kokainë e pastër e ndarë në pako, ndërsa u sekuestruan edhe peshore elektronike dhe lëndë për prerjen e kokainës.

Gjithashtu, policia kapi edhe një sasi prej 10 mijë eurosh që besohet të jenë të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike. Shtetasi shqiptar u arrestua dhe u shoqërua në dje në burgun e Pesaros.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *