Vendosni fjalën kyçe....

“Deri në 24 korrik 2022, presidenti kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës” – Meta


Presidenti Meta ka theksuar se institucioni që drejton do jetë “një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetuës, demokracisë, pluralizmit, interesit kombëtar e atij publik”.

Ai e ka bërë deklaratën me anë të një statusi në faqen e tij në “Facebook”, pas përfundimit të Komisionit Hetimor, ku mori pjesë paraditen e sotme.

“Shumë i lumtur që m’u dha sot mundësia të kthehem në Parlament pas një mungese gati dy vjeçare, për të rikonfirmuar edhe njëherë se deri në 24 korrik 2022, Institucioni i Presidentit do të jetë një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës, demokracisë, pluralizmit, interesit kombëtar dhe atij publik, me qëllimin e vetëm anëtarësimin e shpejtë dhe pa vonesa të Shqipërisë në Bashkimin Europian.” – shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *