Sot është gjetur një trup i pajetë në digën e lumit Rrapuni në Librazhd. Mësohet se viktima është i seksit mashkull, por ende nuk është bërë identifikimi i tij.
Paraprakisht dyshohet se personi është mbytur aksidentalisht.Ai mendohet se ka rënë brenda në digë dhe sot, kur është bërë hapja e portave në mëngjes është konstatuar tupi i pajetë.
Dyshohet se viktima është një banor i zonës.