Vendosni fjalën kyçe....

I vihet zjarri makinës në Don Bosko, përfshihen nga flakët dhe dy të tjera (VIDEO)


Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Hajredin Shtoino”, pranë “Don Boskos”.

Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Identiteti i pronarit të mjetit nuk dihet i plotë por jepen vetëm inicialet e tij, G.N.

Policia thotë se edhe dy automjete të tjera që ndodheshin të parkuara pranë, janë përfshirë nga flakët gjithashtu.

 “ Gjatë orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Hajredin Shtino”, është përfshirë nga flakët mjeti tip Benz, në pronësi të shtetasit G. N. Si pasojë kanë pësuar dëmtime të vogla edhe dy mjete të tjera që kanë qenë të parkuara në dy anët e tij. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, pasi nga veprimet e para hetimore dhe provat e sekuestruara në vendngjarje, dyshohet se zjarri i vënë në mjetin në pronësi të shtetasit G.N, dyshohet i qëllimshëm. Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.”, njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *