Vendosni fjalën kyçe....

“Mashtrimi qesharak i Ramës me rrugën në Vlorë” – Berisha publikon videon


Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar kryeministrin Rama se ka mashtruar me përurimin e segmentit të rrugës në Vlorë para dy ditësh.

Berisha shkruan se rindërtimi i rrugës Vlorë-Sevaster ka nisur në vitin 2011 gjatë qeverisjes së tij dhe pjesa më e madhe e punimeve janë kryer gjatë qeverisjes së tij.

Ai ka puiblikuar edhe videon e përurimit të pjesës së rrugës ndërsa thotë se gjatë qeverisjes së Ramës asnjë rrugë dhe asnjë projekt i tij.

“Mashtrim i ri qesharak i Edvin Hajdutit!

-Ne vend se t’iu kerkoj te falur leberve, mburret me projektet e mia

Rindertimi i rruges Vlore – Sevaster filloi ne vitin 2011, ne pranvere te vitit 2013 kishte perfunduar ndertimi i veprave te artit dhe hapur traseja ne te gjithe gjatesine e saj. Rruga duhej te perfundonte ne fillim te vitit 2014. Por vjedhjet dhe abuzimet bene terkuz dhe shtyne per 6 vite perfundimin e saj. Dy dite me pare Edvin Hajduti paraqiti nje video te nje segmenti te kesaj rruge te perfunduar duke mashtruar dhe rrahur gjoksin me nje projekt te tjeter kujt.

Miq, ne 6 vite qeverisje ai nuk ka nisur dhe perfunduar as dhe nje projekt te tij pervec kulles falike Pleshi ne Korçe dhe Veleres se Gjushit ne Durres nderkohe qe jane vjedhur dhe shperdoruar se paku 4.3 miliard euro para te takspaguesve shqiptar.

Ata qe deshirojne mund te ndjekin ne videon e meposhtme kroniken per inaugurimin e rruges Sevaster-Kalivaç ne maj te vitit 2013 dhe te dhenat per rrugen Vlore-Sevaster qe ishte ne perfundim e siper por qe rregjimi i hajnave i Edvin Hajdutit e zvarriti per 6 vite perfundimin e saj! Sb”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *