Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Kur dy veta çmenden, ç’mund të bëjë tjetër presidenti?


Për të disatën herë presidenti ka sqaruar përpara mazhorancës në komision, se ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të mundësuar dialog mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha, duke vënë në plan të parë interesin  e vendit.

Ai tha se e vetmja gjë që ai kishte në dorë për të shmangur krizën, ishte vetëm dekreti presidencial dhe garanton se ka vepruar mbi palët.

“Presidenti ka dashur të shmangë dy kushte. Atë të kryeministrit për të mos lëvizur nga data 30 qershor, duke mos i dhënë kohë opozitës të marrë pjesë në zgjedhje dhe e dyta kushti i kryetarit të opozitës që thotë se nuk ulet në tryezë me Edi Ramën kryeministër që nuk e konsideroj demokratike.

Kur dy veta çmenden, çduhet të bëjë presidenti?! Presidenti atë mundësi kishte. Dekretin kishte presidenti, për t’u dhënë mundësi palëve të reflektojnë në interes të qytetarëve shqiptarë. Unë kam bërë detyrën time dhe jam krenar sepse e kam bërë në transparencë të plotë.”, komentoi Meta

“Unë do vazhdoj të jem mbi palët. Për të gjithë ata që kanë paragjykime që jam me një palë, t’ju bëj një pyetje. Pse nuk mu kërkua mua, meqë jam i lidhur me një palë që të luaja një rol që opozita të mos i dorëzonte mandatet apo t’i jepte kohë në mënyrë që të mos kishim këtë përshkallëzim të konfliktit në vend, siç ka ndodhur? Pra, dua t’ju them, duke respektuar bindjet tuaja politike, unë në këtë detyrë kam qenë, jam dhe do të jem vetëm në zbatim të Kushtetutës së Shqipërisë dhe të interesit të Integrimit Europian të Shqipërisë.”, shtoi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *