Vendosni fjalën kyçe....

Meta në këmbë për në komisionin e Ulsi Manjës


Presidenti i vendit Ilir Meta ka mbërritur në Kuvend për t’u përballur me komisionin hetimor parlamentar të ngritur për hetimin e tij dhe të drejtuar nga Ulsi Manja.

Meta ka dalë nga presidenca në orën 09:46 dhe ka ecur në këmbë nga presidenca drejt parlamentit dhe në komision do të jetë i shoqëruar nga dy këshilltarët e tij Tedi Blushi dhe Bahri Shaqiri.

Ndërkohë që para tij kanë dalë nga presidenca edhe dy këshilltarë të tjerë të kreut të shtetit me dosje në duar. 

Meta dha dhe një koment të shkurtër për mediat. Ai tha se seanca e sotme në Komision nuk do të jetë aspak një shoë, por një detyrim institucional.

“Unë jam shumë i përcaktuar. Jam shumë mendje-mbushur dhe shumë i bindur në gjithë veprimet e mia. Nisma e mazhorancës nuk është shqetësimi im. Jam për t’iu garantuar të gjithëve se deri në 24 korrik 2022 presidenca do jetë një kështjellë e mbrojtjes së kushtetutës”, u shpreh Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *