Një punonjës ndërtimi është aksidentuar gjatë orarit të punës në Durrës pasi është shkëputur krahu i vinçit të betonierës.
49-vjeçari me iniciale P.D është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.09.2019, në lagjen Nr.5, Durrës gjatë punës është shkëputur krahu i vinxhit të betonieres për ngjitjen e betonit në katet e larta dhe është lënduar një punëtor, shtetasi P.D., 49 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.