Vendosni fjalën kyçe....

Spanjolli Nadal fiton ndeshjen ndaj Medvedev 3-2, shpallet kampion i US Open


Superylli spanjoll i tenisit, Rafael Nadal dhe asi rus Daniil Medvedev zhvilluan një finale me shumë emocione e për t’u mbajtur mend në US Open, pasi Numri 2 i botës arriti të shpallej kampion duke fituar 3-2 (7-5, 6-3, 5-7, 4-6, 6-4).

Në një ndeshje tashmë të përshkruar si një nga finalet më të mëdha të US Open të të gjitha kohërave, Nadal e nisi me 2 sete në epërti por e pa vete të barazuar nga Medvedev në 2 setet pasardhëse.

Edhe seti final ishte tejet i ekuilibruar e në fund trofeu i buzëqeshi Nadalit që fitoi 6-4.

Përfundimisht, ishte përvoja e madhe e lojës së Nadal ajo që përcaktoi suksesin e spanjollit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *