Vendosni fjalën kyçe....

Xhaka së shpejti baba, humbet dy ndeshjet me rëndësi: Ka gjëra më të rëndësishme se futbolli


 

Futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të bëhet së shpejti baba. I entuzizmuar shumë për këtë ndryshim në jetën e tij, Xhaka thotë se dëshiron të rrijë pranë gruas Leonita Lekaj në këto momente dhe është i gatshëm të lërë disa ndeshje për këtë.

Xhaka thotë se ka gjëra më të rëndësishme në jetë se futbolli.

 “Ka gjëra shumë më të rëndësishme dhe të veçanta në jetë sesa futbolli. Si për shembull të bëhesh baba. Me Seferoviç ndodhi e njëjta gjë, ne ramë dakord që ai të jepte gjithçka kundër Irlandës dhe më pas të linte ndeshjen tjetër, për t’u bashkuar me familjen. E njëta gjë do të ndodhë edhe me mua”, ka thënë Xhaka, i cili do humbasë dy ndeshjet me Irlandën dhe Danimarkën, për kualifikueset e Europianit.

Kjo sepse lindja e fëmijës pritet të ndodhë në mes të tetorit, kur do të jetë ndalesa e ekipeve kombëtare.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *