Vendosni fjalën kyçe....

Andi Lila: Cakaj na hoqi pasaportat diplomatike – reagime nga opozita


Andi Lila tha ditën e djeshme në emisionin “Procesi Sportiv”, se Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, u ka hequr pasaportat diplomatike futbollistëve shqiptarë të cilët ishin pjesë në Europian, në vitin 2016.

Madje ai ka shtuar se ministri nuk u ka dhënë asnjë motiv për këtë.

“Kur shkuam në Europian 2016, të gjithë e kishin vëmendjen te ne, por më pas, kjo iku si me sustë. Dua të them dhe diçka. Në atë kohë, kryeministri Rama na dekoroi me pasaporta diplomatike, duke na treguar si ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në Botë. Ministri i ri që vjen, që për koincidencë është edhe nga Kosova, na heq këto pasaporta diplomatike. Na dekoruan, dhe më pas na çdekuruan. Kur futbollistët shqiptarë luftonin në Beograd për flamurin shqiptar, dhe bënin jehonë, të gjithë na vinin nga mbrapa. Tani, ne duam një motivim, nuk na ka thënë asnjë fjalë” – tha Andi Lila.

Pas këtyre deklaratave, ka patur reagime në radhët e opozitës. Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa kujtoi kur kryeministri Edi Rama shfrytëzoi suksesin e kombëtares në vitin 2016 për të fituar popullaritet për vete. Sipas saj, kjo tregon se i gjithë dekorimi në 2016-ën ka qenë vetëm për show.

“Turpi i rradhes i Edi Rames!

Asnje premtim nuk mban dot! Asnje gjest patriotik dhe simbolik nuk e con dot deri ne fund! Si kryeminister dhe minister i jashtem i ka hequr pashaportat diplomatike futbollisteve te kombetares!

Me pompozitet ne 2016, Rama shfrytezoi suksesin e komberetares shqiptare ne Europian, duke ju ngjitur atyre nga mbrapa dhe duke ju bere premtime te shumellojshme. Nje nga keto ishte dhenia e pasaportave diplomatike sepse ata ishin ambasadoret tane me te mire ne bote.

Ndersa atehere shfaqej kudo me ta, thoshte se kishte qendisur fanellat e tyre, e c’nuk bente per te marr pak nga suksesi i tyre, sot kur ai sukses eshte harruar, ai fshin edhe premtimet e gjestet e tij i ben nul.

Heqja e pashaportave diplomatike nga Rama kryeminister dhe minister i jashtem sot, eshte treguesi i qarte se cdo gje u be per show. Per te perfituar nga fama qe gezonte kombetarja, per te pasur nje sukses ne listen e deshtimeve te qeverise te tij. Turp!”, shkruan Zhupa.

Petrit Vasili nga ana tjetër, thotë se futbollistët e kombëtares nuk kanë nevojë për atë pasaportë, por është kryeministri që duhej t’i kishte dhënë vlerë kësaj pasaporte. Madje ai shtoi se Rama tani s’do të ketë më fytyrë t’u dalë para djemve të kombëtares.

“Heqja e pasaportave diplomatike per heronjte Kombetares Kuq e Zi turp dhe marrezi!

Nuk kane nevoje djemte e shkelqyer te Kombetares per pasaportat diplomatike ,por ka nevoje shteti per ti dhene vlere asaj pasaporte. Andi Lila me shoke ju jeni heronjte tane qe mbrojtet simbolet ne mes te Beogradit.

Dhe ky Edi Rama qe i jargavitej Kombetares kur kualifikohej ne Europian qe te rrembente ndonje llokme lavdie.Turp e faqe e zeze.

P.S Nuk besoj se ky Edi Rama do te kete fytyre ti afrohet më Kombetares,pas ketij turpi qe nuk shlyhet dot kurre.”, shkruan Vasili.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *