Vendosni fjalën kyçe....

Jack Ma mban premtimin, lë “Alibaba”-n e del në pension ditën e 55-vjetorit


Jack Ma, themeluesi e pronari i “Alibaba”, me të ardhura rreth 42 miliardë dollarë ka dalë zyrtarisht në pension.

Miliarderi, i cili njoftoi daljen në pension si kreu i kompanisë shtatorin e kaluar, e përmbushi premtimin e tij për të braktisur punën, ditën e martë në 55 vjetorin e lindjes. Largimi i Ma gjithashtu përkon me përvjetorin e 20-të të “Alibaba”-s.

Sipërmarrësi, emri kinez i të cilit është Ma Yun, është një nga figurat më të famshme publike të Kinës. Ai ia dorëzoi drejtimin e kompanisë, kryeshefit ekzekutiv të “Alibaba”, Daniel Zhang.

Sidoqoftë, Ma nuk do t’i ndërpresë të gjitha lidhjet me kompaninë, që ai e shndërro në një gjigand elektronik të tregtisë me vlerë 462 miliardë dollarë. Ai do të qëndrojë në bordin e drejtorëve të firmës për rreth një vit.

Biznesmeni gjithashtu do të vazhdojë të drejtojë menaxhimin e kompanisë, pasi ai mbetet një partner gjatë gjithë jetës në një organ drejtues të korporatës të quajtur “Alibaba Partneritet”, që ka të drejtën të emërojë drejtorë në bordin e kompanisë.

Kur njoftoi planet e tij të daljes në pension një vit më parë, vetë Ma e përshkroi fundin e mbretërimit të tij si “fillimin e një epoke.”

“Do të mësoj nga Bill Gates,Warren Buffett dhe shumë filantropistë të mëdhenj në botë, por dua të bëj diçka duke përdorur mënyrën time,” i tha Ma, “Bloomberg” vitin e kaluar.

“Unë kurrë nuk mund të jem aq i pasur, por një gjë që mund të bëj më mirë është të pensionohem më herët.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *