Kosova do të luajë mbrëmjen e sotme me Anglinë në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.
Pas fitores së rëndësishme ndaj Çekisë, kombëtarja e Kosovës do të kërkojë të marrë një rezultat pozitiv sot, që do e lejonte të shpresonte te kualifikimi në kompeticionin e rëndësishëm.
Aktualisht ekipi i drejtuar nga trajneri Challandes mban vendin e dytë me 8 pikë dhe kur për t’u luajtur janë edhe 4 takime, ka mundësi të mira edhe në rast humbjeje sot, megjithatë barazimi do ishte tejet i rëndësishëm.
Tekniku është shprehur i vetëdijshëm për forcën e Anglisë, që në 3 takime ka shënuar 14 gola duke i dërrmuar kundërshtarët.