Vendosni fjalën kyçe....

Meta flet për takimin me Ruçin pas Komisionit Hetimor


Presidenti Ilir Meta ka folur për takimin e djeshëm që pati me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi. Meta thotë se me Ruçin kanë kujtuar të shkuarën e tyre në politikë dhe për vitet kur sipas tyre, opozita ka qenë më cilësore.

“Ishte kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend. Po kështu të shkëmbeja disa mendime dhe kujtime me Kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruçi. Së bashku ramë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96. Kjo më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë.”, shkruan presidenti.

Meta shkoi dje në zyrën e Ruçit, fill pas përfundimit të Komisionit Hetimor të ngritur kundër tij nga socialistët, ku u pyet në lidhje me ç’dekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *