Policia ka arrestuar kolegun e 49-vjeçarit i cili mbeti i plagosur ditën e djeshme në një kantier ndërtimi në Durrës.
Sipas policisë, kolegu me inicialet B.K., 46 vjeç, akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin B.K., 46 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi më datë 09.09.2019 në kohën që po manovronte vinçin në një pallat në ndërtim, me një pompë për ngjitjen e betonit në lartësi, ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke shkaktuar plagosjen e shtetasit P. D., i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ditën e djeshme, 49-vjeçari me iniciale P.D mbeti i plagosur nga shkëputja e krahut të vinçit të një betoniereje.
Ai u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.