Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet seanca për Saimir Tahirin, ish-ministri: Prokuroria nuk ka asnjë provë


Gjykata për Krime të Rënda ka shtyrë seancën për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri i cili akuzohet nga për lidhje me grupin e trafikantëve të drogës të Habilajve.

Seanca është shtyrë për në datën 19 shtator ku do të lexohet edhe mbrojtja për ish-drejtorin e Policisë në Vlorë Jaeld Çela.

Gjatë fjalës së tij për gazetarët jashtë ambjenteve të Gjykatës, ish-ministri i Brendshëm u shpreh se është i pafajshëm dhe prokuroria nuk ka prova që të provojnë akuzat e saj kundrejt tij.

Sipas Tahirit, letrat e sjella nga prokuroria italiane ku provojnë pafajësinë e tij përbajnë provat shkencore por për të cilat organi i akuzës shqiptare nuk e merr parasysh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *