Presidenti Donald Trump ka shkarkuar këshilltarin e sigurisë kombëtare John Bolton.
Nëpërmjet Twitter-it Donald Trump ditën e sotme deklaroi se i kishte komunikuar Boltonit se shërbimet e tij nuk ishin më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë. Trump tha se Bolton paraqiti dorëheqjen të martën në mëngjes.
Trump gjithashtu shkroi se nuk ishte dakord me shumë nga këshillat e Bolton.
“I kërkova John-it dorëheqjen, e cila m’u dorëzua sot në mëngjes”, tha Presidenti Trump.
Ai shtoi se do ta emërojë Këshilltarin e ri të Sigurisë Kombëtare javën e ardhshme.