Dardan Molliqaj i PSD-së, ka dhënë versionin e tij rreth asaj që ka ndodhur pas përfundimit të emisionit “Pressing” në T7.
Sipas Molliqajt, pas emisionit nuk ka ndodhur asgjë përveç një debati me tensione të larta.
“Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik. Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike. Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive.” – shkruan Molliqaj në faqen e tij n ë “Facebok”.
Më herët, Haki Abazi i Vetëvendosjes ka thënë se Molliqaj e ka sulmuar pas debatit të ashpër që kishin.