Templates by BIGtheme NET

Bashkëshorti i ministres Shahini zihet me grushte me përfaqësuesin e Vetëvendosjes në emisionin televiziv

Bashkëshorti i ministres së Arsimit, Besa Shahini, Dardan Molliqaj është përleshur fizikisht me një përfaqësues të Vetëvendosjes, Haki Abazin.

Ngjarja ka ndodhur në mes të emisionit “Pressing” në kanalin T7. Molliqaj i PSD-së ishte pjesë e debatit televizi dhe në pushim të tij është përleshur fizikisht me Abazin, shkruajnë mediat kosovare.

Sipas Haki Abazit, ai ka qenë duke dalë nga studioja me përfaqësuein e PDK-së, Rexhep Hoti, kur pretendon se është sulmuar nga Molliqaj, shkruan Lajmi.net.

“Pas emisionit unë kam qenë duke dalë me Hotin duke dale nga studio, në përfundim të korridorit ka ardhë Dardani me përcjellësin e tij, nuk e di kush është, Dardani mi ka kapë duart dhe ai përcjellësi I tij më ka kapë për qafe dhe ka nisë përleshja, unë kam tentua të lirohem dhe jam kthyer në studio dhe njerëzit nuk  kanë arë çka ka ndodhë. Po, me përcjellësin e tij, unë vetëm dhe Rexhep Hoti ka qenë me mu.”, ka thënë Abazi.

Ndërkohë Molliqaj nuk është shprehur ende për incidentin.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto