Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni për Mediat hedh poshtë dekretin e Presidentit për Akademinë e Shkencave


Komisoni për Edukimin dhe Median hedh poshtë dekretin e Metës për Ligjin e Akademisë së Shkencave.

Më këtë vendim të Komisonit Parlamentar hapet rruga për miratimin nga Kuvendi për miratimin e Ligjit për Akademinë i cila ka pasur kundërshtime edhe nga grupe interesi në radhët e akademikëve.

Dekreti i Presidentit Meta u rrëzua me 12 vota kundër dhe një pro, ku ka qenë vetëm kryetarja e komisionit, Fatjona Dhimitri, e cila votoi pro.

Presidenti Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Akademinë e Shkencave më 9 gusht.

Presidenti Meta argumentoi se projekti bie ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, cenon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë, cenon kompetencat e Presidentit të Republikës dhe nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *