Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka shkuar sot në Presidencë për t’u takuar me kreun e shtetit.
Mësohet se rreth një orë ka zgjatur takimi mes Bashës dhe presidentit Ilir Meta, të cilët besohet se kanë diskutuar për krizën politike në vend.
Mirëpo ende nuk është zbuluar asnjë detaj mbi takimin e tyre.
Ky takim mes Metës dhe Bashës vjen pas vizitës së delegacionit të Komisionit të Venecias në vendin tonë.
Sakaq sot pasdite në orën 17:00 në Presidencë, Presidenti do të mbajë një konferencë për mediat lidhur me vizitën e delegacionit nga Venecia.
Gjatë gjithë këtyre muajve të krizës politike në vend, presidenti Meta është takuar të paktën tre herë me kreun e opozitës, por ndërkohë kryeministrin Edi Rama nuk ka arritur ta ulë në tryezë.