Vendosni fjalën kyçe....

Lame njofton 74 vende të lira pune, i lutet gruas publikisht: Mos m’u fut mik për të punësuar të afërmit


Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, ka dalë sot në një deklaratë për mediat, për të njoftuar hapjen e garës për 74 vende të lira pune në të gjithë vendin.

Lame tha se bëhet fjalë për punësimin e 74 personave në strukturë, dhe jo punonjës me kontratë.

Por ndërkohë që bënte këtë lajmërim, Lame i bëri thirrje edhe gruas së tij që të mos i ndërhynte për të punësuar miq dhe familjarë të tyre.

“Nga ana tjetër, ju lutem të gjithë miqve, të njohurve, të afërmve përfshirë gruan dhe prindërit e mij, kushërinjve, deputetëve e ish-deputetëve, ministrave e ish-ministrave, të majtë e të djathtë e të qendrës, ju lutem mos më ndërhyni për punësime. Shteti shqiptar, kadastra shqiptare dhe unë duam profesionistë, jo miq. Në Kadastër ka me qindra profesionistë kokëulur, ka me dhjetra shefa e drejtorë që janë bërë të tillë pa futur mik, por thjesht me forcat, krahët dhe mendjen e tyre.”, janë fjalët të cilat përdor Lame.

A ishte e nevojshme që Lame të dilte publikisht për t’i bërë thirrje të afërmve që të mos i kërkonin ndere për punë, apo këtë e bëri vetëm për show, gjykojeni vetë.

Vendet e lira të punës për të cilat flet Lame, janë për :Inxhinier ndërtimi, Arkitekturë, Urbanistikë, Gjeoinformatikë, Gjeodezi dhe Topografi.

VENDET VAKANTE

DREJTORIA BERAT
1
2
ZYRA DEVOLL
2
3
DREJTORIA ELBASAN
2
4
DREJTORIA FIER
5
5
DREJTORIA GJIROKASTER
6

6
ZYRA HIMARE
2
7
DREJTORIA KAVAJE
2
8
DREJTORIA KRUJE
7
9
ZYRA KOLONJE
1
10
DREJTORIA KUKES
3
11
DREJTORIA LEZHE
6
12
DREJTORIA LUSHNJE
1
13
ZYRA MALESI E MADHE
1
14
DREJTORIA POGRADEC
6
15
DREJTORIA SARANDE
2
16
DREJTORIA SHKODER
3
17
DREJTORIA TEPELENE
2
18
DREJTORITE TIRANE
13
19
DREJTORIA VLORE
9

Gjithsej:
74

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *