Templates by BIGtheme NET

Meta: 18 tetori datë e rëndësishme , mos bini pre e propagandës për 11 tetorin

Kreu i shtetit Ilir Meta doli pasditen e sotme në një konferencë shtypi duke folur për prezencën në Tiranë të Komisionit të Venecias duke u shprehur se në datën 11 tetor do jetë i gatshëm për të pritur opinionin.

Meta vuri theksin se data 11 tetor nuk është aq e rëndësishme sa data 18 tetor kur do jepet vendimi për hapjen apo jo të negociatave, duke siguruar se Presidenti nuk ka shkelur asnjë ligj të Kushtetutës për anulimin me dekret të 30 qershorit.

Meta bëri thirrje që media të mos bjerë pre e propagandës pasi sipas kreut të shtetit e rëndësishme për vendin është perspektiva europiane dhe data për opinion e Komisionit të Venecias.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*