Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Do ketë bashkëpunim me Komisionerët e Venecias, zhvillimet do bëhen transparente


Kreu i shtetit Ilir Meta doli pasditen e sotme në një konferencë shtypi të planifikuar pas disa ngjarjeve të rëndësishme ku ditën e djeshme pati një vizitë nga Komisioni i Venecias lidhur me nismën e ndërmarrë nga mazhoranca për shkarkimin e tij apo edhe raportin përfundimtar nga ana e OSBE-ODIHR për votimet e 30 qershorit, apo edhe paraqitjen e Presidentit në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij.

Kreu i shtetit u ndal te takimi me Komisionerët e Venecias duke e cilësuar çështjen për të cilën është kërkuar opinioni i tyre, si të rëndësishme dhe një kazus me interes të së drejtës por edhe të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Meta u shpreh se do ketë bashkëpunim me Komisionin e Venecias si edhe do bëhet publike çdo zhvillim lidhur me këtë çështje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *