Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Jashtëm çek nxjerr blof presidentin e tij për Kosovën


Ministri i Jashtëm çek, Petriçek, ka hedhur poshtë deklaratat e presidentit Zeman lidhur me tërheqjen e njohes së Kosovës nga ana e Pragës.

Ai tha se qeveria e vendit të tij që është përgjegjëse për politikën e jashtme nuk ka ndryshuar qëndrim as për Kosovën as për vendet e tjera të Ballkanit perëndimor.

“Qeveria çeke, e cila është përgjegjëse për politikën e jashtme, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për Kosovën ose ndonjë prej shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të mbështesim dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian”, shkruan ministri çek në “Twitter”.

Më herët, presidenti Zeman deklaroi nga Beogradi se Çekia po sheh mundësinë e tërheqjes së njohes së Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *