Vendosni fjalën kyçe....

Plan për aneksimin e territoreve palestineze, vendet arabe dënojnë idenë e Netanyahut


Liderët arabë e kanë dënuar planin e Netanyahut për aneksimin e disa pjesëve të mëdha të territoreve palestineze në rast re i fiton zgjedhjet e javës së ardhshme. Ata kanë thënë se ky plan do t’i vriste të gjitha gjasat për paqe.

Liga Arabe e mbajti një takim emergjent të martën në mbrëmje pasi kryeministri izraelit njoftoi për planin e tij gjatë një konference për gazetarë.

Ministrat e jashtëm të vendeve arabe, të cilët u mblodhën në Kajro të Egjiptit, e dënuan ashpër këtë plan dhe thanë se ai është zhvillim i rrezikshëm dhe agresion i ri i Izraelit përmes shpalljes së qëllimit për t’i shkelur ligjet ndërkombëtare.

“Liga i cilëson këto deklarata si rrezikim i gjasave për ndonjë përparim në procesin e paqes dhe do t’i shkatërrojë të gjitha themelet e tij”, thanë ministrat.

Ministri i jashtëm jordanez, Ayman Safadi, tha se plani i Netanyahut është një premtim i tmerrshëm zgjedhor dhe paraqet eskalim të rrezikshëm që i shkatërron themelet e procesit të paqes.

Netanyahu e prezantoi planin e tij për aneksimin e një pjese të Bregut Perëndimor duke e përdorur një hartë të madhe, në të cilën territori i Izraelit ishte i zgjeruar në drejtim të Luginës së Jordanisë.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, tha se do të tërhiqet nga të gjitha marrëveshjet e mëparshme me qeverinë izraelite, nëse Izraeli fillon ta zbatojë planin e Netanyahut, shkruan “The Guardian”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *