Një sherr me thika ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.
Mësohet se përplasja ka ndodhur rreth orës 04.30 të mëngjesit, në rrugen Transballkanike. Një person ka mbetur i lënduar me mjete prerëse dhe është dërguar në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa policia ka nisur hetimet.