Vendosni fjalën kyçe....

Tubimi pro Hong Kongut në Uashington, i sponsorizuar nga para të lidhura me qeverinë amerikane


Një protestë e planifikuar në Uashington DC në mbështetje të aktivistëve të Hong Kongut dhe promovimin e flamurit ‘Chinazi’ është duke u sponsorizuar nga të paktën gjashtë organizata të mbështetura nga Fuqia Kombëtare e Ndihmës për Demokraci (NED) e financuar nga SHBA.

Posterët për ngjarjen që qarkulluan në internet përmbajnë një imazh të të ashtuquajturit flamur ‘Chinazi’ – një version i ndryshuar i flamurit kombëtar kinez me yjet e verdhë të rregulluar për të formuar një “swastika” dhe një çekiç e drapër të vendosur në qendër.

Protestuesit planifikojnë të formojnë një zinxhir njerëzor që rrethon Ambasadën Kineze në Uashington për të protestuar kundër “regjimit Chinazi” dhe thirrje për një Hong Kong të pavarur. “Hashtag #Chinazi” është bërë gjithashtu i njohur me aktivistët e tij në “Twitter”.

Lista e sponsorizuesve të ngjarjeve dëshmon se lëvizja anti-Kinë në Hong Kong mbështetet jo vetëm nga politikanët amerikanë, por edhe nga paratë amerikane – përmes grupeve të financuara nga qeveria amerikane.

Një organizatë me qendër në Uashington DC, e quajtur Iniciativat e Fuqisë Qytetare Për Kinën, e cila e përshkruan veten si një “lëvizje thelbësore”, e përkushtuar për promovimin e demokracisë në Kinë përmes “luftës jo të dhunshme” dhe “ndihmës jashtë shtetit” për të “ndikuar” politikat e Pekinit, duket se është organizatori kryesor i ngjarjeve.

Informacioni mbi financimin e grupit nuk gjendet lehtësisht në faqen e tij të internetit, por një kërkim i bazës së të dhënave të NED tregon se ka marrë 206.500 dollarë nga organizata e financuar nga SHBA ndërmjet 2015-ës dhe 2016-ës.

NED, e themeluar në vitin 1983, pretendon se promovon demokracinë jashtë vendit duke ofruar grante qeveritare për grupet e shoqërisë civile në të gjithë botën.

Në realitet, ajo është përdorur kryesisht si një mjet me fuqi të butë për të çuar përpara politikën e jashtme të SHBA dhe axhendën ushtarake përmes mbjelljes së kaosit në vendet e synuara për ndryshimin e regjimit’.

“NED është “e përkushtuar në mënyrë të qartë për të ndërhyrë në punët e vendeve të tjera, ndërhyrja në zgjedhje, rrëzimi i drejtuesve të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe përhapja e fushatave të marrëdhënieve me publikun, për të mbjellë kaos kundër vendeve që i rezistojnë axhendës së Uashingtonit”, tha gazetari fitues i disa çmimeve, Max Blumenthal, për RT vitin e kaluar.

Në të vërtetë, edhe një nga ish-presidentët e NED-it, Carl Gershman, ka pranuar se ajo është krijuar me qëllim të vazhdimit të punës së CIA-s, pa stigmën e lidhjes në agjencinë e spiunazhit.

Gjashtë sponsorë të tjerë të tubimit “Chinazi” gjithashtu kanë qenë partnerë ose kanë marrë fonde të konsiderueshme nga NED vitet e fundit. Ato përfshijnë Iniciativën e Princeton China (mori 323,811 dollarë ndërmjet 2015-2017), Studentë për një Tibet të Lirë (morën 270.810 dollarë ndërmjet 2015-2018), Fushata Ndërkombëtare për Tibetin (mori 35.558 dollarë në 2015), Qendrën e Informacionit për të Drejtat e Njeriut në Mongolinë e Jugut (mori 104,496 dollarë në vitin 2015), dhe Shoqata Amerikane për Ujgurët (mori 295,000 dollarë në 2015). ChinaAid rendit si partnerë NED dhe Freedom House të financuar nga SHBA.

Sponzorues të tjerë të veprimtarisë janë gjithashtu me qendër në SHBA., përfshirë Dialogue China (Maryland), Qendra Kërkimore e Organeve të Kinës (Nju Jork) dhe Lëvizja e Zgjimit Kombëtar të Turkistanit Lindore (Washington DC) – por informacioni mbi financimin e tyre nuk është i qartë.

Ndërsa “Iniciativat Për Kinën” pretendojnë se mbështesin “luftën jo të dhunshme”, protestat që janë zhvilluar në javët e fundit në Hong Kong janë bërë gjithnjë e më të dhunshme. Pamjet video kanë dokumentuar aktivistët që gjuanin me shkopinj druri e metalikë, tulla e bomba Molotov ndaj policisë e pronës publike.

“Përdorimi i forcës është një nga metodat tona për të mbrojtur veten dhe për të protestuar,” tha një protestues i maskuar.

Një memorandum qeveritar, i lëshuar në vitin 2017, konfirmoi se është politika e SHBA-së të ndihmojë lëvizjet pro-demokracisë në vendet kundërshtare, ndërsa t’i shuajë apo t’i injorojë ato në kombe miqësore.

Pekini ka akuzuar SHBA për orkestrimin e lëvizjes dhe analistët kanë argumentuar se inkurajimi i trazirave në Hong Kong shihet të jetë i dobishëm për Uashingtonin, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po zhvillon një luftë tregtare dhe teknologjike me Kinën.

Në të vërtetë, protestuesit janë parë duke tundur flamuj amerikanë dhe figura kryesore të lëvizjes vizituan Uashingtonin për t’u takuar me zyrtarë të rangut të lartë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, në kulmin e kaosit.

Lidhjet midis zyrtarëve amerikanë, aktivistëve anti-Kinë dhe organizatave hije të financuara nga qeveria amerikane risjellin në vëmendje përpjekjet e panumërta të ndryshimit të regjimit në vende të ndryshme ose revolucioneve të buta të parë në të gjithë botën, nga Ukraina në Siri, Libi dhe Venezuelë.

Tani, më shumë prova po grumbullohen për të dëshmuar se SHBA po luan një rol aktiv në nxitjen e trazirave në Hong Kong.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *