Vendosni fjalën kyçe....

6 orë në sallën e operacionit për të sjellë në jetë trinjakët, infermierja i shpëton jetën gruas nga Librazhdi (VIDEO)


Një grua nga Librazhdi ka sjellë në jetë trinjakë në spitalin gjinekologjik “Fadil Sinani”. 32-vjeçarja Alfonia Çota i është nënshtruar dy operacione të vështira të cilat zgjatën 6 orë dhe ia doli të sjellë në jetë dy vajza dhe një djalë.

Mirëpo për shkak të hemoragjisë, nëna ka rrezikuar jetën. Ishte infermierja Sadete Anastasi, e cila ka dhuruar gjak për të duke i shpëtuar dhe jetën.

“Natën që vajta në operim, Kujtimi (mjeku) kishte shumë frikë. Thoshte mund t’i lindësh dhe vetë. Njëri ishte mbrapsht. Të fus thoshte në sallë të operimit, prapë kishte frikë. Kurse gjak dhuruan vëllai dhe Sadetja, infermierja.”, tregoi zonja Çota pas lindjes.

Ndërkohë babai i Alfonisë tha para kamerave: “Unë jam shumë i lumtur si gjyshi i fëmijëve që goca ime ka bërë trinjakë dhe jam shumë i gëzuar. Infermierët, Sadetja dhe gjithë stafi i jemi shumë të kënaqur që kanë bërë të mundur shpëtimin e gocës time atë natë, se do kishte ndërruar jetë”.

Por kjo e fundit pasi kaloi lindjen, ka më shumë frikë për rritjen e tyre. Çifti ka edhe dy vajza të tjera 9 dhe 5 vjeçe.

Bashkëshorti i saj punon emigrant në Greqi dhe herë pas here sjell të ardhura, por sipas saj nuk janë të mjaftueshme për të mbajtur familjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *