Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i prerë: Një koalicion PS-PD varros përfundimisht shpresën e shqiptarëve, vendi po mbushet me drogë


Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se një koalicion i mundshëm PS-PD do varroste përfundimisht shpresën e shqiptarëve për ndryshim dhe do forconte narkoshtetin e Edi Ramës.

Ai e bëri deklaratën në “Opinion”, teksa u pyet nëse e mbështeste një koalicion të tillë.

“Një koalicion PD-PS do ishte varrosja përfundimtare e demokracisë dhe ligjit. Do hiqte njëherë e mirë shpresën e shqiptaëve për ndryshim. Ky koalicon do bënte çelnikosjen e narkoshtetit dhe kakistokracisë së Ramës. Ky do ishte iluzioni më i tmerrshëm për opozitën nëse e mendon një koalicion të këtillë. Kriza e vendit sot është krizë lubi. Krimi po bën kërdinë në vend,  e patë sesi humbën disqet me pamjet e Suel Çelës që goditi policinë me makinë.” – tha Berisha.

Më tej ai theksoi se SHISH nuk i ka çuar presidentit raportin për mbushjen e vendit me plantacione droge, duke thënë se qindra fshatra në mbarë vendin po kultivojnë me shumicë kanabis.

“Me qindra fshatra nga Konispoli gjer në Alpe të mbushura me kanabis. I çojnë raportin për djegien e parlamentit por nuk i çojnë raportin e drogës.” – shtoi Berisha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *