Ish-kryeministri Berisha ka thënë se Rama provoi në vitin 2017 se nuk mund të bëjë zgjedhje të lira. Ai tha se regjimi i Ramës është i vetmi i kalbur në Europë.
Ndërsa rrëfeu edhe një episod me ish-presidenti rumun Çaushesku, i cili u ekzekutua më 25 dhjetor 1989.
“Opozita e bëri provën e vet. 2017 vërtetoi se Rama tregoi se nuk mund të bëjë zgjedhje të lira. Nëse ka regjim të kalbur sot në Europë është regjimi i Ramës dhe Edi Rama. Vendin është periudhë qetësie para një shtërngate të madhe. Është një qetësi që po vlon. Termometri i pakënaqësisë shënon temperaturat më të larta. Çausheskut i shkon një mik i imi dhe i tha ke marrë fund, 3 javë para. Tani tërhiqu se në fakt do i jepnin strehim. Ai u përgjigj në asnjë mënyrë. E kam çdo gjë në rregull.” – tha Berisha.