Eksploratorët polarë kanë zbuluar një shpellë akullore monumentale “të humbur” me tre kate, një sallë gjigante, 200 metra rrugëkalime, disa liqene dhe një lumë të fshehur në Antarktidë.
Shpella misterioze u gjet në ishullin Galindez, ku është baza e eksploratorëve ukrainas. Më herët ka pasur një hyrje të njohur në shpellën përballë bregut të ishullit, megjithatë disa vjet më parë hapja u bllokua kur një akullnajë u zhvendos në oqean.
Ekipi kontrolloi pa u lodhur për të gjetur një hyrje tjetër në shpellë. Pas disa përpjekjeve të pasuksesshme, ata gjetën një hapje në një bazë të vjetër britanike – vetëm për të zbuluar se shpella është në të vërtetë tre herë më e madhe se sa mendonte ekipi i mëparshëm.
Në katin e poshtëm të shpellës madhështore ekipi gjeti një liqen të ngrirë dhe një sallë gjigante që është pothuajse aq e lartë sa një ndërtesë katër katëshe (12 metra), e gjerë tetë metra dhe me një gjatësi prej 30 metrash.
Mbi tre katet e shpellës dhe rreth 200 metrave vendkalime, ekipi zbuloi gjithashtu një lumë akulli.