Vendosni fjalën kyçe....

Gafa e “New York Times” për 11 shtatorin zemëron amerikanët – Gazeta fshin postimin


Në përvjetorin e sulmit më të rëndë terrorist në tokën amerikane, një publikim i New York Times ka shkaktuar mjaft debate pasi sugjeronte që “disa aeroplanë” rrëzuan kullat binjake pa përmendur përgjegjësit.

Por kjo gjë nuk u prit mirë nga lexuesit.

“Kanë kaluar 18 vjet që kur aeroplanët qëlluan dhe rrëzuan Qendrën Botërore të Tregtisë”, thuhej në një postim të New York Times të Mërkurën.

“Sot familjet do të mblidhen përsëri dhe do të mbajnë zi në vendin ku vdiqën më shumë se 2000 njerëz.”, vijonte shkrimi.

Brenda një artikulli shoqërues, përsëritej e njëjta fjali. Por për amerikanët këto fjalë nuk tingëlluan mirë pasi sulmet e 11 shtatorit u kryen nga terroristë dhe jo thjesht disa avionë.

“Disa aeroplanë bënë diçka”, tha një komentues i ndinjuar.

Gazeta më vonë e fshiu postimin dhe ndryshoi artikullin që kësaj radhe lexonte: “Kanë kaluar tetëmbëdhjetë vjet që kur terroristët komanduan avionët me qëllim drejt Qendrës Botërore të Tregtisë dhe ta rrëzonin.” Në artikullin e azhurnuar përgjegjësia u vendos këtë radhë direkt mbi Al Qaeda-n.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *