Vendosni fjalën kyçe....

“Gjermania kërkoi dy herë negociata mes Ramës e Bashës, por kryeministri i refuzoi”


Më tej gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në “Opinion”, Berisha theksoi se Gjermania ka kërkuar dy herë negociata mes Ramës e Bashës por kjo nuk ishte pranuar nga kryeministri.

“U bënë tentativ për negociata mes Ramës e Bashës. I ka refuzuar Edi Rama. Këto tentativa kanë ndodhur gjatë qershorit. Janë bërë nga gjermanët. Janë dy vetëm, jo një! Kjo është e njohur”, tha Berisha.

Ai tha se opozita e ka dhënë zgjidhjen e saj për daljen nga kriza por kjo nuk pranohet nga kreu i qeverisë.

“Unë mendoj se opozita e ka dhënë formulën, një qeveri kalimtare për të përgatitur zgjedhjet. Me disa detyra të caktuara dhe disa shqyrtime të tjera”, shtoi ish-kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *