Sulmuesi i Interit shënoi tre gola, duke bërë që e gjithë vëmendja mediatike të kthehet nga ai. Jo vetëm kaq, pasi edhe klubet më të mëdhenj të Europës kanë nisur të kërkojnë informacion për futbollistin 22-vjeçar.
Mediat argjentinase shkojnë më larg, duke projektuar një bashkim të Lautaro Martinez me Lionel Messi edhe te Barcelona.
Për të evituar çdo suprizë të pakëndëshme në sesionet e ardhshme të merkatos, klubi zikaltër ka shpejtuar të marrë masa, duke hedhur në letër një kontratë me terma të tjerë financiarë.
Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat italiane, Inter është gati t’i ofrojë rinovimin sulmuesit argjentinas. Aktualisht, kontrata e Lautaro Martinez me klubin interist skadon në vitin 2023, ndërsa ai fiton 1.5 milion euro në sezon. Nga rinovimi i mundshëm, të ardhurat e futbollistit do të dyfishoheshin.