Vendosni fjalën kyçe....

Google i paguan Francës 465 milionë euro


Google ka rënë dakord të paguajë një gjobë prej 465 milionë euro ndaj Francës me qëllim mbylljen e një hetimi të mashtrimit fiskal të hapur ndaj kompanisë katër vjet më parë.

Gjiganti i teknologjisë me qendër në SHBA, selia evropiane e të cilit ndodhet në Dublin, dyshohej se shmangte pagimin e taksave duke mos deklaruar disa nga aktivitetet e tij në vend.

Google paguan pak taksë në pjesën më të madhe të Evropës duke përdorur një zbrazëti në ligjin ndërkombëtar të taksave që përfshin transferimin e parave përmes një ndërmarrjeje holandeze në parajsën e taksave, Bermuda. Kjo e detyron kompaninë, megjithatë, të përfundojë kontratat e saj të shitjes plotësisht përmes stafit në Dublin.

“Marrëveshja na lejon të zgjidhim një herë për të gjitha këto mosmarrëveshje të kaluara,” tha Antonin Levy, një nga avokatët e Google, në një seancë në një gjykatë në Paris.

Kjo është e fundit në një seri gjobash të vendosura ndaj Google vitin e tanishëm nga autoritetet në SHBA dhe BE. Javën e kaluar Google u gjobit me 170 milion dollarë nga Komisioni Federal i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara (FTC) për shkak të shkeljes së ligjeve për privatësinë e fëmijëve nga YouTube.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *