Digjet në orët e para të mëngjesit makina e një oficeri të krimeve në policinë e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mahalla e Çakajve” në Shkodër, rreth orës 4 të mëngjesit teksa mjeti ka qenë i parkuar.
Automjeti është në pronësi të oficerit Arbër Duli.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja është e qëllimshme, pasi mjeti tip “Volksëagen pasat” është djegur me benzinë ndërsa është thyer edhe xhami para nga nxehtësia.
Mjeti është dërguar në policinë e Shkodrës dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Oficeri Arbër Duli punon prej disa vitesh në policinë e Shkodrës dhe së fundmi mban detyrën në sektorin e krimeve.