Vendosni fjalën kyçe....

Kevin Hart del nga spitali pas aksidentit, tani shtrohet në një qendër rehabilitimi


Aktori Kevin Hart ka dalë nga spitali në Los Angeles, ku ishte shtruar pas një aksidenti automobilistik që pësoi më 1 shtator.

Revista People raporton se Hart u largua nga spitali të mërkurën dhe tani ndodhet në një qendër rehabilitimi.

Hart do të kalojë afërsisht një javë në këtë qendër, ku do t’i duhet të kryejë terapi fizike  me qëllimin përfundimtar që të kthehet në shtëpi dhe të fillojë kujdesin ambulator, shkruan “FoxNews“.

Hart pësoi dëmtime të rënda në shpinë, pas aksidentit që pësoi më 1 shtator në autostradën Mulholland në Malibu Hill.

Sipas TMZ, Hart e copëtoi shtyllën kurrizore në tre vende dhe atij iu desh të bënte një ndërhyrje kirurgjikale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *