Kryedemokrati Lulzim Basha, ka paralajmëruar deputetët që do të votojnë pro projektligjeve për koncesionet e dy rrugëve Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren, se do të hetohen nga Antimafia.
“Dua të paralajmëroj çdo anëtar të seancës që ngre dorën për të miratuar vjedhjen me ligj se nesër do të jetë subjekt i ligjit antimaifa. Sot po ju vështojmë dhe do ju mbajmë shënim emrat. Nesër do ju ndjellim këmba këmbës. Çdo qindarkë dhe çdo pronë do të jetë nën lupën e ligjit Antimafia dhe të SPAK-ut. Ajo çka votohet sot nga Landfilli i republikës me ligj, pasi ky projekt i diskutuar në restorantin luksoz të Ramës, ndërsa në fakt është në pronësi të familjes Kola.Kjo komani nuk ka kryer asnjë punë. Bardhi Konstruksion SHKP ka kapital 100 mijë lekë. Bëhet fjalë për 1 operator. Është futur për të futur në lojë paratë e pista të drogës, e njëjta skemë si me unazën e re.”, tha Basha.
Kreu i PD-së doli në një deklaratë për mediat ku shpjegoi si ishte rritur vlera për tenderin e këtyre rrugëve nga 113 milionë euro që ishte fillimisht, në 295 milionë euro.