Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhi në shishe shpëton familjen e bllokuar në ujëvarë (FOTO)


Një familje prej tre anëtarësh që ngecën në një ujëvarë u shpëtuan pasi hodhën në lumë një mesazh SOS me një shishe.

Curtis Whitson, e dashura e tij dhe djali 13-vjeçar ishin në një udhëtim në Kaliforninë qendrore në qershor, shkruan “BBC“.

Plani i tyre ishte të ndiqnin lumin Arroyo Seco përmes një kanioni, derisa të arrinin tek ujëvara. Në ujëvarë, ata do të uleshin poshtë përmes një litari dhe do të vazhdonin udhëtimin drejt një kampi.

Por në ditën e tretë të shëtitjes, familja u gjend e bllokuar në një pjesë të ngushtë të kanionit, ku muret ishin të larta 15 metra nga të dyja anët.

Litari që z.Whitson priste të ishte atje nuk ndodhej dhe ata nuk mund as të ngjiteshin e as të zbrisnin gjëkundi.

Ujëvara nga ana tjetër rridhte shumë shpejt duke i penguar ata që të hynin. Pa valë në telefon, Whitson shkroi një shënim në një letër që e dashura e tij kishte me vete. “Jemi bllokuar këtu tek ujëvara. Na ndihmoni, ju lutem.”, thuhej në shënim.

Letrën ai e futi në një shishe të gjelbër dhe  gdhendi fjalën “ndihmë”  në një anë të saj. Pastaj e hodhi shishen në ujë.

Letra u gjet çerek milje poshtë lumit nga dy alpinistë, të cilët ngritën alarmin. Ekuipazhi i shpëtimit i gjeti z. Whitson, djalin e tij Curtis dhe zonjën Ramirez rreth mesnatës së 15 qershorit, vetëm disa orë pasi alpinistët gjetën mesazhin lundrues.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *