Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Shah Mahmood Qureshi, ka thënë se përpjekjet për të ndryshuar statusin me shumicë myslimane të Kashmirit të administruar nga India, paraqesin një “genocid”.
“Nëse e shndërroni një shtet me shumicë muslimane [Jammu dhe Kashmir] në një shtet me pakicë myslimane, përmes një ndryshimi demografik dhe kjo është një zonë e diskutueshme, e cila është e pushtuar me forcë, kjo është një formë e genocidit”, tha Qureshi tha në një intervistë për Anadolu Agency në Gjenevë.
Ai ishte duke iu referuar veprimit të qeverisë indiane në 5 gusht, duke shfuqizuar dispozitat e posaçme të garantuara për Jammu dhe Kashmir sipas kushtetutës indiane.
Marrëdhëniet e prishura mes dy rivalëve bërthamorë të Azisë së Jugut, janë shtuar edhe më shumë pas lëvizjes së Neë Delhit për të hequr statusin e posaçëm për shtetin Jammu dhe Kashmir, që u vendos në vitin 1954 dhe u hoq më 5 gusht 2019 nga India.