Vendosni fjalën kyçe....

Rrjeti tallet me Hillary Clinton, lexoi e-mailet e saj në ekspozitën e artit


Shumë përdorues të mediave sociale u tallën me ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton pas fotografive që qarkulluan nga vizita e saj në një ekspozitë arti në Venecia, të frymëzuar nga mandati i saj.

Në teatrin venedikas, ka një ekspozitë të titulluar “HILLARY: Emailet e Hillay Clinton.” Kjo ekspozitë ishte një kopje e Zyrës Ovale dhe kishte mbi 60,000 faqe të postave elektronike të Clintonit.

Sipas Kenneth Goldsmith, artisti që qëndron pas ekspozitës, Clinton “kaloi një orë” duke lexuar emailet e veta dhe ndau fotografi nga vizita e saj.

Clinton u tha mediave lokale se ekspozita “është dëshmi tjetër se asgjë e gabuar ose e diskutueshme nuk mund të gjendet në këto emaile”. Por rrjeti nisi të tallet me Clinton.

“Hillary duhet të largojë nga detyra të gjithë këshilltarët e saj dhe këdo tjetër që i tha se kjo ishte një ide e mirë,” komentoi kolumnisti Jonah Goldberg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *