Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka shpallur zgjedhjet federale për 21 tetor. Ai u takua me Guvernatoren e Përgjithshme Julie Payette, e cila i dha zyrtarisht bekimin e saj për fillimin e një fushate zgjedhore federale gjashtë javore.
“Kanadezët do të shkojnë në votime në 21 tetor. Ne kemi bërë shumë këto katër vitet e fundit, por e vërteta është se vetëm sa kemi filluar.”, tha Trudeau jashtë rezidencës zyrtare të zonjës Payette në Otava, citon “Independent“.
Sondazhet kanë treguar se Trudeau do të ketë garë të ashpër për të fituar një mandat të dytë të zyrë.
Fushtata pritet të fokusohet në çëshjet e ekonomisë, përballueshmërisë dhe atyre klimatike. Kanadaja ka datën fikse të zgjedhjeve federale dhe kanadezët duhet t’iu drejtohen kutive të votimit çdo katër vjet.
Fushata do të zgjasë 40 ditë apo pesë javë. Përgjatë verës, partitë rivale kanë qenë të zëshme në mesazhet e tyre ndaj publikut, duke u fokusuar në ekonomi dhe kushtet e jetesës.
Ata po ashtu kanë shtuar sulmet kundër Trudeaus, për të cilin kanë thënë se nuk ka përmbushur pritshmëritë e kanadezëve.