Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kukës, ku ka humbur jetën një person.
Një ekskavator ka rënë nga karroceria e një kamioni që po e transportonte dhe është përmbysur mbi një mjet tip “Mitsubishi” duke vrarë drejtuesin e këtij të fundit.
Viktima është identifikuar si 50-vjeçari Hysen Gega.
Ai është dërguar fillimisht në spitalin e Krumës e më pas në atë të Gjakovës ku ka ndërruar jetë.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit me iniciale E.H.