Vendosni fjalën kyçe....

Ekstradohet nga Danimarka autori i dyshuar i vrasjes së Nardi Polisë


 

Është ekstraduar nga Danimarka nëpërmjet Interpolit, autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Nardi Polia, ngjarje e ndodhur në mars të këtij viti.

27-vjeçari me iniciale K.S u ekstradua nga Danimarka ku qëndronte i fshehur që prej ngjarjes që i morri jetën viktimës.

Njoftimi i policisë:
Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të kërkuar nga drejtësia

Kapet dhe ekstradohet nga Danimarka 27-vjeçari nga Shkodra, i dyshuar për vrasje.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kopenhagen/Danimarkë, i shtetasit shqiptar K. S., 27 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasi K. S. alias K. M. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 27.03.2019, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje, në bashkëpunim.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi K. S. është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 20.03.2019, ku në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, është vrarë me armë zjarri në automjetin e tij shtetasi N.P.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Kopenhagen, u bë i mundur arrestimi i tij në Danimarkë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *