Policia e Sarandës ka bërë me dije se ditën e sotme është vënë në pranga shtetasi me iniciale N.I., 34 vjeç, banues në Ksamil.
Shtetasit nga Saranda i janë gjendur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike, të dyshuar të llojit kanabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.